Sport

Portieri i Valencias tregon detajin interesant nga përballja me Messin

Mbrëmë kemi parë një nga ndeshjet më interesante të zhvilluara mes Barcelonës dhe Valencias.

Valencia arriti që të marr një pikë të madhe nga udhëtimi nga “Camp Nou”, e shumë lehtë mund të dilte edhe me fitoren.

Ata krijuan një epërsi prej dy golave, pas vetëm 32 minutave lojë, por kjo epërsi u shkri nga ‘i magjishmi’ Lionel Messi.

Messi realizoi dy gola për skuadrën e tij, një nga të cilat e realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

E për këtë penallti, një detaj interesant ka treguar portieri i Valencias, Neto.

“I kam studiuar penalltitë e Lionel Messit para ndeshjes, por ai u tregua shumë i zgjuar” ka thënë Neto, transmeton lajmi.net.

Ishte goli i parë i mbrëmjes për argjentinasin që u realizua nga pika e bardhë, gol të cilin lajmi.net ua përcjell në videon më posht.