Aktuale

Potera i Vetëvendosjes fton qytetarët të masovikisht të dalin në zgjedhje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Ajet Potera ka votuar në qendrën e tij të votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë.

Ai beson që ky proces të shkojë pa problem duke ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Me besimin që ky proces i votimit të shkojë pa probleme dhe me besimin në vullnetin e qytetarëve për ndryshim, votova në shkollën fillore “Naim Frashëri”. Ftoj të gjithë qytetarët e Podujevës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke marrë pjesë masovikisht në votim”, ka thënë Potera./KosovaPress/