ShowBiz

Pozat e para në bikini të dashurës shtatzënë të Ronaldos (Foto)

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se të dashurën e ka shtatzënë.

Georgina Rodriguez raportohet se është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe pritet të bëhet nënë gjatë vitit të ri.

Por, së fundi paparacitë e revistës Hola kanë arritur ta fotografojnë bukuroshen teksa merr rreze dielli.

Spanjollja 22-vjeçare është parë në bikini të kuq teksa vërehet barku i fryrë ndërsa në një prej imazheve ajo e mban me dorë barkun.

Ndryshe, futbollisti portugez tashmë është baba i një djali dhe dy binjakëve ndërsa për Georginën do të jetë fëmija i parë. /Telegrafi/

the authorE B