Sport

Premier Liga mendon të përfundojë këtë edicion mbrapa dyerve të mbyllura

Federata e Anglisë po planifikon që ky sezon të përfundojë mbrapa dyerve të mbyllura shkaku i coronvirusit.

Liga Premier u shty deri më 3 prill shkaku i pandemisë botërore, mirëpo tani nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet.

Football London raporton tani se edicioni që është ndërprerë shkaku i virusit vdekjeprurës, mund të rifillojë në muajin korrik.

Në ligën angleze kanë mbetur vetëm edhe nëntë xhiro për t’u zhvilluar, derisa Liverpoolit i duhen edhe gjashtë pikë për t’u shpallur kampion.

The Reds janë 25 pikë larg vendit të dytë Manchester City dhe vetëm nëse sezoni përjashtohet ata mund të mos shpallen kampion.

Federata e Anglisë dëshiron që ky edicion të rifillojë pa prezencën e tifozëve dhe me një masë të lartë të sigurisë dhe të përfundojë brenda gjashtë javëve.