Sport

Premierliga i thur lavde Xhakës (Foto)

Granit Xhaka ka marrë lëvdata edhe nga Premierliga pas dy super golave të shënuara në fanellën e Arsenalit.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit ka realizuar dy super gola nga distanca.

Ylli i Zvicrës fillimisht i shënoi Hull Cityt në Premierligë, derisa mbrëmë bombardoi edhe portën e Nottingham Forest në EFL Cup.

Pas këtyre dy golave, Xhaka ka marrë lëvdata dhe nga faqja e Premierligës në Facebook, shkruan Express.

“A po ju pëlqejnë këto, fansa të Arsenalit? Dy golat e para të Granit Xhakës për Topçinjtë kanë qenë goditje për t’u mbajtur në mend”, shkruan në faqen e Premierligës në Facebook ndërsa postimit i janë bashkëngjitur edhe foto ku shihet Xhaka duke goditur topin.

Xhaka kaloi në Arsenal nga M’Gladbach për një shumë prej 40 milionë eurosh, ndërsa cilësohet si një ndër tre blerjet më të shtrenjta të klubit. /Express/