Presidenti, Hashim Thaçi ka dekretuar sot emërimin e Fehmi Mehmetit në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Dekretimi është bërë duke u bazuar në nenin 84, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, njofton BQK.
Mehmeti ka marrë 60 vota pas votimit të fshehtë që është zhvilluar në Kuvend ditë më parë.