Rajon & Botë

Presidenti dhe Kryeministri turk uruan Trump për fitoren

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se shpreson se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së do të çojë drejt hapave pozitivë për Lindjen e Mesme dhe për të drejtat themelore, demokracinë dhe liritë në botë.

Po ashtu, edhe kryeministri turk, Binali Yildirim, i ka uruar fitoren Donald Trumpit. Në urimin e tij thuhet se kjo është një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Yildirim, në një fjalim në Ankara, të cituar nga Reuters, tha se “një faqe e re” do të mund të hapet ne marrëdhëniet SHBA-Turqi nëse Washingtoni do të ekstradonte klerikun turk që jeton në SHBA, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e puçit të dështuar në korrik. /rel/