Rajon & Botë

Presidenti gjerman viziton Izraelin pas mosmarrëveshje Gabriel – Netanyahu

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier mbërriti të shtunën për vizitë treditëshe në Izrael, e cila zhvillohet disa ditë pas mosmarrëveshjes mes ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu anuloi një takim me Gabriel, i cili do të mbahej më 25 prill, pasi kreu i Ministrisë së Jashtme gjermane, refuzoi të anulojë një takim me anëtarët e organizatave joqeveritare, të cilat kritikojnë qeverinë izraelite, transmeton KosovaPress.