Rajon & Botë

Presidenti i Polonisë vë veto ndaj reformave në gjyqësor pas protestave

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka njoftuar se do ta përdorë veton kundër një ligji kontrovers për t’i zëvendësuar gjykatësit e Gjykatës Supreme me të nominuar nga Qeveria.

Tri reforma kryesore në gjyqësor janë miratuar nga Parlamenti i Polonisë, duke nxitur demonstrata disa ditore nëpër gjithë vendin, transmeton Express.

Por para se të bëhen ligj, reformat duhet të aprovohen nga presidenti.

Ndryshimet po ashtu kanë bërë që Qeveria djathtiste e Polonisë të bie në konflikt me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian ka kërcënuar se do të vendosë sanksione këtë javë nëse nuk hiqen reformat.

Megjithatë, presidenti polak duket se nuk do t’i miratojë ato.

“Si president, nuk ndiej se ky ligj do ta forconte drejtësinë,” ka thënë Duda në televizionin kombëtar.

the authorE B