Sport

Presidenti i Romës: “Përfundon gjithçka për Nainggolanin” (Foto)

Radja Nainggolan nuk do të largohet nga Roma, thotë Jim Pallotta.
Presidenti i Romës, Jim Pallotta, ka konfirmuar se “është punë e kryer” zgjatja e kontratës për Radja Nainggolan.

Belgu është takuar mbrëmë për 40 minuta me drejtuesit e klubit dhe duket se është arritur marrëveshja që të qëndrojë në “Olimpico”.

I pyetur nëse Nainggolan do të rinovojë kontratën, Pallotta konfirmoi: “Po, është punë e kryer. Më në fund”.

Pritet që Nainggolan të nënshkruajë kontratën e re brenda pak ditëve. Kontrata e re do të jetë deri me 2021 dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Lojtari kërkohej nga Chelsea, Manchester United dhe Inter. /Gazeta Express/