Aktuale

Presidenti shpall datën e zgjedhjeve në Drenas (Dokument)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Zgjedhjet do të mbahen më 4 dhjetor.

Thaçi ka udhëzuar KQZ-në që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Drenas u shpallen pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demaku, të cilit gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin me burgim në rastin ‘Drenica 2’.