Aktuale

Presidenti shqiptar viziton Kosovën

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, me ftesë të homologes nga Kosova Vjosa Osmani, do qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit nga presidenca, Begaj do vij sot në Kosovë, ku do pritet me ceremoni të lartë shtetërore.

Më pas dy presidentët do dalin në konferencë për media.

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Kosovës që në mënyrë të lëvizjes së eskortës dhe delegacionit shtetëror të Shqipërisë, do kujdeset për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rendit.

Gjithashtu në disa rrugë qarkullimi do ndërprehet në intervalet të shkurta kohore.