Aktuale

Presidenti Thaçi merr pjesë në forumin e sigurisë në Mal të Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi merr sot pjesë në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ në Budvë, i cili organizohet nga Këshilli Atlantik dhe nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.
Sipas agjendës, të cilën e ka siguruar Express, presidenti Thaçi bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanovic priten të jenë folësit kryesorë në këtë Forum, ku do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë të amerikanë, kanadez dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Karakteristika kryesore e këtij Forumi është pjesëmarrja e shumë zyrtarëve të lartë, akademikëve dhe ekspertëve të shquar në politikën e sigurisë dhe menaxhimin e saj.

Ky forum është eveniment që ndihmon jo vetëm nxitjen e ideve të reja rreth sigurisë, por gjithashtu në nxit të menduarit taktik në përpjekjet për reforma në Evropën Juglindore.

Forumi ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve më të ngushta midis aktorëve kryesorë dhe partnerëve dhe për ta bërë këtë rajon më të sigurt, vend më të begatë, në gjendje të kontribuojë në sfidat globale në të ardhmen.

the authorE B