Aktuale

Presidenti Thaçi reagon pas tragjedisë në Minierën e Artanës, shpreh ngushëllime për familjet e viktimave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy punëtorëve të cilët sot humbën jetën si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Kreu i shtetit ka thënë se shteti duhet të përkujdeset që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendet e punës.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës! HTH”, ka shkruar Thaçi.