Aktuale

Presidenti Thaçi: Suksesi i FSK’së dëshmon se Kosova është gati për Ushtri

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se është krenar me oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami, të cilët diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Me këtë sipas tij, dëshmohet se Kosova është e gatshme për Ushtrinë e saj.

“Oficeri, Xhevahir Hasanaj u dekorua sot si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, derisa medaljen ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin ushtrisë se vet multietnike, e cila do të mbrojë integritetin territorial të vendit tonë dhe do t’i kontribuojë paqes globale me pjesëmarrjen e saj në misione paqeruajtëse”, ka shkruar Presidenti në Facebook.

the authorE B