Aktuale

Presidenti Thaçi takon përfaqësuesit e subjekteve politike

Presidenti Hashim Thaçi i ka ftuar në takim për sot përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Ftesën e Presidentit Thaçi dje e kanë refuzuar tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Opozita vlerëson se nuk është koha të bisedohet për reformë zgjedhore, por për mbajtjen e zgjedhjeve./KosovaPress/