Rajon & Botë

Presidenti Trump bisedon me homologun rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar bisedën e parë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Zyrtarë të Shtëpisë e Bardhë njoftuan se biseda zgjati 50 minuta, por nuk janë bërë të ditura detaje të bisedës së tyre.

Presidenti i Trump gjatë ditës ka biseduar përmes telefonit edhe me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel./KosovaPress/