Aktuale

Prezantohen të drejtat e njeriut në vendet e privimit nga liria

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI), prezanton të gjeturat dhe rekomandimet, si rezultat i monitorimit të institucioneve korrektuese dhe sistemit gjyqësor në Kosovë përgjatë vitit 2016.

Monitorimi i vendeve të privimit nga liria, ka për qellim të vlerësojë respektimin e te drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse.