Tech

Prezantohet telefoni Moto Z 2018

Motorola/Lenovo më herët gjatë këtij viti prezantuan pasuesin e linjës Moto Z në formën e modelit Moto Z2. Por duket se në Kinë Lenovo ka publikuar edhe një telefon Moto Z, me emërtimin Moto Z 2018.

Telefoni është i dizajnuar si pajisje luksoze dhe arrin me harduerin më të ri për telefona.

Shtëpiza është nga alumini i përforcuar dhe ka trashësi 6,1 milimetra. Aty është ekrani 5.5 inç AMOLED me rezolucion 2K dhe mbrojtje ShatterShield. Telefoni punon me procesorin Qualcomm Snapdragon 835 me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje.

Moto Z 2018 ka dy kamera 12MP në anën e pasme, 5MP kamerë për selfi, bateri 2730mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë. Aktualisht, Moto Z 2018 është i dedikuar vetëm për tregun kinez, ku do të jetë i pranishëm nga data 6 nëntor, transmeton KosovaPress.

the authorE B