Sport

Prishtina e merr një lajm katastrofal pas ndeshjes ku humbi titullin

Në ndeshjen e fundit kampionale të sezonit ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, janë përjashtuar veteranët Debatik Curri dhe Armend Dallku.

Curri është përjashtuar në fillimin e ndeshjes direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër nga prapa në lojtarin e Dritës.

Ky kartonë edhe pse ishte i kontestueshëm do t’ia pamundësoj Currit finale e Kupës së Kosovës, ndaj Vëllaznimit.

Mbrojtësi i qendrës së Prishtinës, Armend Dallku nuk është përjashtuar për arysen e njejtë sikur Curri.

Ai në fundin e takimit ka goditur me grusht lojtarin e Dritës, Shabanin dhe gjyqtari i takimit automatikisht ka përjashtuar me karton të kuq atë.

Ndeshje e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit do të zhvillohet më 27 Maj. Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa në këtë takim do të jetë pa mbrojtësit Armend Dallku dhe Debatik Curri, të cilët do të dënohen më të paktën dy ndeshje jashtë fushëave të futbollit në garat lokale.