Aktuale

Prishtina mbledh ndihma për Ukrainën

Në Prishtinë është organizuar një fushatë për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën, që po vazhdon luftën ndaj pushtimit rus.

Njoftimi është bërë i ditur nga nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

Ajo tregoi edhe një listë me produktet të cilat synojnë të mblidhen për t’iu ofruar ukrainasve.

“Nëse keni dëshirë me dhuru ndonjë produkt shtëpie nga lista poshtë për fëmijë, pleq, gra e burra në Ukrainë, dërgoni pako në njërën nga 18 bashkësitë lokale në Prishtinë, prej sot (1/8) e deri t’enjten (4/8), ora 16:00”, shkroi Sahatçiu.