Aktuale

Prishtina me numrin më të madh të të infektuarve, kjo është situata në komunat e tjera

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 163 persona kurse janë infektuar 205 të tjerë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 10 mijë e 795 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 205 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë “vatra” e koronavirusit në vend, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 45 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce”, thuhet në njoftim.

the authorGazetaKNN