Aktuale

Prishtina prin edhe sot, 306 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 15 raste të vdekjes e 775 raste pozitive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.903 mostrave të dyshimta për SARS CoV-2.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 37.028, kurse i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 963.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 pacientë nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 22.690.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.