Sport

Prishtina sërish e mposht Dritën, kualifikohet në çerekfinale

Pas 120 minutave lojë, Prishtina ka arritur të fitojë derbin e javës kundër Dritës, në kuadër të Kupës së Kosovës.

“Bardhëkaltërit” dolën fitues në vazhdime me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja në 90 minutat e parë ishte mjaftë interesante me të dy skuadrat që kërkonin golin duke zhvilluar lojë ofensivë, por zakonisht topi ishte në mesfushë.

Goli i vetëm që doli të jetë i fitores për Prishtinën e realizoi Lorik Boshnjaku në minutën e 106-të, gol që ishte mjaftë i bukur për t’u parë.

Vladica Brdaroski dhe Erjon Vucaj të Dritës u ndëshkuan me të kuq në fundin e ndeshjes, duke i lënë mysafirët me nëntë lojtarë në fushë.

Tani, Prishtina do pres hedhjen e shortit që të mësojë kundërshtarin e radhës në çerekfinale./Lajmi.net/