Aktuale

Prishtina zgjohet me ajër të pashëndetshëm

Ajri në ketë mëngjes del të jetë i pashëndetshëm edhe sot për qytetarët e kryeqytetit.

Bazuar në matjen e orës 8:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, niveli i ndotjes del të jetë 167 AQI.

Rekomandohet që në bazë të këtij niveli të ajrit fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë.

Ajri sot sipas matjeve të së njëjtës orë rezulton të jetë më i pashëndetshëm se dje.

the authorBurbuqe Metolli