Aktuale

Prishtinë: Deponon 50 euro false në bankë

Sipas raportit të fundit policor dje është raportuar se punonjësi i një banke në Prishtinë ka pranuar një kartmonedhë false me vlerë prej 50 eurosh.

“Prishtinë 25.07.2016-16:20. Viktima mashkull K-Shqiptar zyrtar në një bankë ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin policor./Express