Aktuale

Prishtinë: Një femër dhe një mashkull u rrahën mes veti

Dje policia ka arrestuar një mashkull dhe një femër pasiqë pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

“Fshati Hajvali, Prishtinë 27.07.2016 – 08:25. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasojë e përleshjes i dyshuari ka pësuar lëndime trupore për çka i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Gazeta Express