Aktuale

Priten drunjtë 50 vjeçar për të ndërtuar rrugë në Gjakovë, Kusari-Lila: Ky është krim mjedisor

Deputetja Mimoza Kusari ka publikuar sot disa fotografi të Komunës së Gjakovës, ku thotë se nga komuna janë prerë drunjtë 50 vjecar për të ndërtuar rrugë për makina.

“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Ajo ka thënë se një veprim i tillë është krim mjedisor.

“Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera. Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova””, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN