Aktuale

Prizren, lokalet afariste inspektohen nëse po respektojnë udhëzimet e reja kundër Covid-19

Inspektorati sanitar nga ora 08:00 deri afër orës 00:00 ka inspektuar dyqanet, lokalet dhe veprimtari të tjera nëse po respektojnë udhëzimet e reja sipas manualit të ri të nxjerr nga Qeveria për luftimin e koronavirusit.

Inspektorët po kontrollojnë nëse punëtorët po mbajnë maska, a po mbahet distanca sociale dhe se cili është niveli i pastërtisë nëpër lokale, njofton Klan Kosova.

Ibrahim Tërshnjaku nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës ka thënë se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ta bëjnë inspektimin.

“Kemi parë që Prizreni ka filluar me të mbarë respektimin e të gjitha masave. Nuk do të zmbrapsemi në luftën kundër pandemisë. Do të jemi të angazhuar maksimalisht bashkë me Policinë e Kosovës për zbatimin e masave sipas manualit”, është shprehur Tërshnjaku.

“Prizreni ka respektuar mjaftë mirë masat dhe ditët ne vijim do t’i monitorojmë subjekte afariste, qendrat tregtare dhe institucionet tjera”.

the authorGazetaKNN