Aktuale

Prizren: Rreh gruan dhe taksistin, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren, ku i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij shtetase e Shqipërisë dhe një viktime mashkull, po ashtu shtetas i Shqipërisë i cili ishte duke e dërguar viktimën në familjen e saj.

Ndërkaq i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./GazetaExpress

the authorBurbuqe Metolli