Sport

Problem i ri në Real Madrid, lëndohet edhe një yll i skuadrës

Real Madrid ka pësuar edhe një lëndim të një futbollisti të rëndësishëm.

Real Madrid ka një problem të ri.

Mesfushori Isco i është bashkuar listës së futbollistëve të lënduar në fillim të sezonit të ri, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Ylli spanjoll vuan nga një problem muskulor në këmbën e djathtë, ka sqaruar komunikata e publikuar nga klubi madrilen, transmeton lajmi.net.

Kurse, për një lloj të tillë të lëndimit, periudha e rikuperimit zakonisht është dy deri në tri javë.

Isco i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar në Real Madrid si: James, Hazard, Jovic, Rodrygo, Courtois, Mendy, Asensio dhe Brahim që janë dhe së fundmi kanë qenë duke u trajtuar nga infermieria. /Lajmi.net/