Shëndetësi

Problemet me zorrë, si të tejkalohen ato

Sindroma e zorrës së dëmtuar është një gjendje kontroverse, e cila shkaktohet nga artriti dhe sëmundja Crohn.

Kjo lloj sindrome ende nuk është e pranuar si gjendje në medicinën konvencionale.

Sidoqoftë, është thënë se ajo lidhet me sëmundje serioze si artriti, sëmundja coeliac dhe ajo Crohn, si dhe sëmundje që lidhen me inflamacionin e zorrëve.

Sipas NHS-së, po ashtu sugjerohet të jetë si shkaktar i sklerozës dhe sindromës së lodhjes kronike.

Davinder Garcha, këshilltar në Bio-Kult, thotë se kjo ndodh për shkak të pamundësisë për të tretur ushqimet dhe baktereve toksike.

Kjo ndikon në sistemin imunitar dhe shkakton inflamacion në trup, gjë e cila vjen si pasojë e alergjisë ndaj ushqimeve, migrenës, lodhjes kronike, astmës dhe gjendjes së lëkurës.

Reduktimi i marrjes së ushqimeve të caktuara mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

“Gluteni është një proteinë që tretet me vështirësi dhe duhet të shmanget nga personat që vuajnë nga kjo gjendje. Po ashtu, duhet shmangur edhe sheqerin e rafinuar”, ka thënë Garcha.

Garcha po ashtu rekomandon që të shtohet marrja e probiotikëve, jogurtit, pasi ndihmojnë në tejkalimin e gjendjes.