Aktuale

Procesi i numërimit drejt fundit, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit përmes postës, shkruan Gazeta Express.

Zëdhnësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se ky proces është drejt përfundimit.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në pëfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. as përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë ai, në një konferencë për media.

Elezi njoftoi se të enjten do të shpallen rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe për kandidatët.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars.

Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë më tutje ai. /Express/