Shëndetësi

Produktet që ju mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë

Hulumtimet kanë treguar se dieta e bazuar në produktet bimore zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Studimi i ri ofron më shumë prova për të mbështetur këtë pretendim, pasi është treguar se një dietë e tillë zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit kolorektal, që gjithnjë e më shumë prek të rinjtë.

Studimi ka përfshirë 77,000 të rritur dhe zakonet e tyre dietike për shtatë vjet. Ata gjetën se individët në dietë vegjetarianë ishin më pak të prirë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë me 20 për qind në krahasim me ata që hanë mishin, ndërsa ata që hanin peshk, por jo edhe produkte mishi, kishin 43 për qind rrezik më të ulët.

Sipas Shoqërisë Amerikane për Kancerin, kanceri kolorektal është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit që prek burrat dhe gratë. Dietologët onkologjikë thonë se këto lloj ushqimesh zvogëlojnë rrezikun nga krijimi i kancerit në zorrën e trashë:

Peshku

Bollguri

Ulliri

Batha

Pemët dhe perimet

Domatet.