Aktuale

Prostitucion në Prishtinë, kapen tre burra e tri gra

Policia e Kosovës ka kryer një aksion nën dyshimin që po ushtrohej prostitucion, me ketë rast janë arrestuar disa persona.

Gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë janë arrestuar tre meshkuj dhe tri femra shqiptare, (dy prej tyre shtetase të Maqedonisë), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën “marrje me prostitucion”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëra prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje./Lajmi.net/