Rajon & Botë

Protestat kundër reformës së pensioneve

Nëpunësit civilë, fermerët dhe sindikatat e punëtorëve, sot kanë protestuar në Brazil, për shkak të reformës së planifikuar të pensioneve nga Presidenti, Michel Temer.

Për veç protestave në rrugë, qindra protestues pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Financave, në kryeqytetin Brazilia, kurse qarkullimi me autobus dhe transporti nëntokësor kanë ndërprerë punën për pak kohë në disa qytete, në shenjë kundërshtimi të reformave, të cilat konsiderohen të dëmshme, transmeton KosovaPress.