Aktuale

Protestë në Colmar të Francës për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj

Në Colmar të Francës, sot qindra bashkatdhetarë kanë protestuar për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në këtë qytet që nga 4 janari.

Qindra bashkatdhetarë, që kishin ardhur nga vise të ndryshe evropiane për të kërkuan lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, bënë të ditur se nuk do t’i ndalin protestat deri në lirimin e Haradinajt, i cili është i pafajshëm.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj tha ka para protestuesve se sa të ketë Kosova komandant si Ramush Haradinaj dhe sa të ketë njerëz të vendosur, Kosova më nuk do të lejojë që Serbia të përzihet në punët e saj.

Kurse në emër të intelektualëve të Kosovës, ish rektori i UP-së, Mujë Rugova dukë kërkuar lirimin e Haradinajt, tha se Ramush Haradinaj është heroi i gjallë i Kosovës, transmeton KosovaPress.

Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritete e Francës më 4 janar të këtij viti, në bazë të një aktakuze të ngritur nga Serbia në vitin 2004.