Aktuale

Protestës në Mitrovicë i përgjigjen pak qytetarë

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot te ura e Ibrit në Mitrovicë, kundër ngritjes së shtatores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës dhe ndërtimit të lagjes Lugina e diellit në Zveçan.

Organizatori i kësaj proteste, Ardion Gashi, mos pjesëmarrjen e qytetarëve e ka arsyetuar me faktin se kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe kryetarë të partive tjera u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në protestë./Kosovapress/