Aktuale

Protestohet kundër largimit të përmendores në Gjilan, një person tenton t’i pengojë

Disa organizata joqeveritare në Gjilan kanë protestuar për të kundërshtuar largimin e përmendores e cila njihet si “ushtari i panjohur”, pasi siç u tha kjo po bëhet pa diskutimin me qytetarët.

Sipas organizatorëve, deri më tani janë mbledhur më shumë se 380 nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë të mos ndryshohet lokacioni i skulpturës, pasi lëvizja e skulpturës disa metra më lartë është e paarsyeshme dhe denigron këtë monument kulturor.Albesa Aliu përfaqësuese e organizatës “Change”, ka thënë se komuna e Gjilanit fare nuk është konsultuar me qytetarët por gjithashtu ka dështuar të dëshmojë se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për zhvendosjen e monumenteve.

Vlora Shabiu organizata joqeveritare “KAN”, ka thënë se përkundër kërkesave që kanë bërë në komunë për të pas casje në procedurën dhe vendimet lidhur me këtë monument, një gjë e tillë nuk ësht ëlejuar nga komuna.“Andaj ne si organizata kërkojmë nga institucionet e lartpërmendura të shqyrtojnë situatën e krijuar”, tha ajo, derisa një person pastaj tentoi ta sulmonte për t’ia ndërprerë fjalimin e saj por që u mbrojt nga protestuesit tjerë, të cilët derisa kërkuan ndihmën e policëve që gjendeshin aty, por të njëjtin nuk ndërhynë, duke lejuar që i riu të largohet nga aty.

Kurse, i moshuari, Sabit Idrizi për KosovaPress ka treguar se për këtë përmendore ka pasur dy variant për emërimin e saj, serb dhe shqiptar.Sipas tij, kjo përmendore nuk duhet të largohet pasi që është simbol i masakrës së Gjilanit pas luftës së asaj kohe ku u masakruan rreth 8 mijë e 700 njerëz.

“Varianta e serbëve u kon gjojase një femer dikun u mbyt e me ngritë këtë përmendore në emër të asaj femre, varianta e shqiptarëve ka qenë masakra e Gjilanit në atë kohë pas luftës që janë pre 8 mijë 700 njerëz, që janë masakruar, edhe askund nuk shënohet. Përmendorja është ngritur, emër si kanë vu nuk është hero i panjoftur, është qytetar që e simbolizon masakrën e Gjilanit në luftë që e mban trupin ndër sqetull, hiq mos shko ma larg, kqyre ka një trup edhe një këmbë masakra që u pre Gjilani…kjo përmendore nuk është dashtë me u hjek”, tha ai.Protesta u organizua nga Kartoni i Kuq dhe Organizata kulturore “Varg e vijë”.

Përndryshe, organizatorët kanë thënë se e respektojnë dhe i gëzohen vendimit për sjelljen e skulpturës së Idriz Seferit, por sygjeruan që kësaj skulpture t’i gjendet një vend meritorë, e jo të jetë zëvendësuese e skulpturës së vjetër./KosovaPress/