Aktuale

#Protestoj: Keqqeverisja lë Kosovën vendin më të varfër në Europë

Grupi i qytetarëve #Protestoj, përmes një aksioni simbolik të mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ka paralajmëruar protestën e nesërme, e cila do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 17:00.

Aulona Mehmeti nga grupi #Protestoj ka deklaruar se Kosova është vendi më i varfër në Europë për shkak të keqqeverisjes, për shkak të urisë dhe pangopshmërisë së udhëheqësve.

“Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë edhe vet politikanët e përfshirë në aferat Pronto. Sa ironike i dëgjojmë tek tallen me ne, me ofshama, pasthirrma e ulërima e fjalët më banale pa fije turpi, përderisa shteti ynë shkon drejtë një rrugë pothuajse pa kthim”, tha Mehmeti./KP