Aktuale

Protestuesit: Nuk përmirësohet ajri me seanca, duam veprime

Qytetarët të cilët po protestojnë për ajër të pastër kanë kërkuar që të merren masa e jo të bëhen ‘llafe’ në Kuvend.

Vullnet krasniqi, njëri nga organizatoret e protestes ka kritikuar Institucionet e Kosovës, të cilët për 17 vite nuk kanë bërë asgjë lidhur me përmiresimin e cilesisë së ajrit në Prishtinë.

“Nëser do të diskutohet në Kuvend për ajrin. Kjo gjënë nuk bëhet duke mbajtur seanca të jashtëzakonshme si Kuvendit, ashtu edhe Komuna. është tëpër vonë, nuk duam të ju degjojmë që bëni llafe, duam të veprojmëdegjopjmë të flitni duhet të veproni duam ajër të pastër” ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Ata ia mësyën Kuvendit të Kosovës, vendosën pankartat me kërkesat e tyre për ajr të pastër, ku në ora 15 të ditës së sotme pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje.

Ndryshe, kjo protestë ka mbledhur qindra qytetarë të cilët se bashku parashtruan kërkesat e tyre për ajr të pastër./Indeksonline/