Shëndetësi

Pse disa njerëz flasin në gjumë?

Sipas studimit më të ri francez, njerëzit të cilët flasin në gjumë kryesisht fyejnë dhe grinden me të tjerët, transmeton KosovaPress.

Të flasësh në gjumë është një nga çrregullimet e gjumit.

“Sipas përvojës sime, të flasësh në gjumë mund të ndërlidhet me teprimin e stimulimit të sistemit nervor, që mund të jetë pasojë e përdorimit të tepruar të pajisjeve të mençura para gjumit, ose teprimit të marrjes së kafeinës”, tha Nerina Ramlakan, terapist i gjumit nga Britania e Madhe.

Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për hulumtime të gjumit në universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.

“Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë”, tha ai.

Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit.