AktualeLifestyle

Pse duhet të hani me gojë hapur?

Side view of Caucasian hardworking architect eating pizza and using laptop while sitting in office late at night.

Duke u rritur, ne të gjithë jemi mësuar se çfarë duhet dhe nuk duhet të hamë në tryezën e darkës. Pa bërryla në tavolinë, pa lëpirje gishtash, janë vetëm disa nga sjelljet që na kanë mësuar qysh nga fillimi.

Por më i rëndësishmi pa dyshim ka qenë, të përtypemi me gojë mbyllur, ndwrsa tani disa shkencëtarë po arrijnë të kundërshtojnë këtë këshillë, duke pretenduar se ngrënia me gojë hapur mund ta bëjë ushqimin tuaj të shijojë më mirë.

“Ne i kemi fajet,” i tha The Telegraph profesori Charles Spence në Universitetin e Oksfordit. “Prindërit rrënjosin sjelljen tek fëmijët e tyre, duke i krahasuar ”metodat” e përtypjes me mirësjellje nëse hamë me gojën mbyllur”.

Ai vazhdoi: “Megjithatë, përtypja me gojë hapur mund të ndihmojë në çlirimin e më shumë komponimeve organike të paqëndrueshme, duke kontribuar në shqisën tonë të nuhatjes dhe perceptimin e përgjithshëm.”

Dhe kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi është edhe një arsye tjetër që vjen në shprehje në këtë konkluzion: tingulli!

“Kur bëhet fjalë për tingullin, ne na pëlqejnë ushqimet e zhurmshme – mendoni ato krokante. Si patatet e skuqura ashtu edhe mollët vlerësohen si më të këndshme kur tingulli i kërcitjes përforcohet,” vuri në dukje Spence.

“Për të dëgjuar më së miri kërcitjen e një mollë, një patate të freskët, një  karrote, buke të freskët ose një grusht kokoshkash, duhet të heqim dorë nga sjelljet tona dhe të përtypim me gojë hapur.”

Së fundi, ai tha: “Ndërsa lëpirja e gishtërinjve pas ngrënies me duar nuk inkurajohet kurrë në qarqet e sjellshme, hulumtimi do të sugjeronte që ne duhet të konsiderojmë heqjen e rregullave të mirësjelljes për kënaqësi maksimale shqisore.

“Ose mendoni sa e këndshme mund të jetë të lëpini tasin me gisht kur bëni një përzierje keku në shtëpi.”