Sport

PSG cakton çmimin për shitjen e Neymarit

Soccer Football - Paris Saint-Germain F.C. - Neymar Jr Press Conference - Paris, France - August 4, 2017 New Paris Saint-Germain signing Neymar Jr poses with the club shirt REUTERS/Christian Hartmann TPX IMAGES OF THE DAY - RTS1AEEK

PSG ka filluar ta konsiderojë shitjen e tij dhe ka caktuar çmimin prej 400 milionë euro si ofertën e kërkuar për largimin e Neymarit nga Parc des Princes.
Paris Saint-Germain do ta konsiderojë shitjen e Neymarit, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se klubi francez ka caktuar një çmim për shitjen e yllit brazilian.

Neymar iu bashkua PSG-së në verën e vitit të kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro duke u shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë në botë, përcjell “lajmi.net”.

Por, PSG ka filluar ta konsiderojë shitjen e tij dhe ka caktuar çmimin prej 400 milionë euro si ofertën e kërkuar për largimin e Neymarit nga Parc des Princes.