Sport

PSG dhe klubet e Premierligës e duan Kessie

Mediumi italian, “Il Corriere dello Sport” raporton se mesfushori i AC Milanit, Franc Kessie është bërë problem në “San Siro”, me lamtumirën që pritet të ndodh shpejtë.

Kessie që është lojtar kyç është bërë problem për skuadrën dhe me shumë gjasa në janar do bëhet me skuadër të tre, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që deklaroi në verë se dëshironte të qëndronte te Milan për tërë jetën, nuk ka rinovuar kontratën dhe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Rossonerët”.

Paraqitjet në ndeshje gjithashtu kanë ndryshuar, me disa gabime vendimtare që janë duke ndikuar në ndeshjet e mëdha.

Gazeta italian pretendon se Kessie ishte fajtori për penalltinë që i dha Interit dhe gjithashtu mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

PSG ka interesim për lojtarin, derisa Tottenham, Man United, Barcelona dhe Chelsea gjithashtu vlerësohen si destinacione të mundshme.

Në rast që nuk negocion, Milan do dëshirojë ta shesë në janar për të mos e lejuar të largohet falas në verë./Lajmi.net/