Sport

PSG i do 80 milionë plus Dembelen për Neymarin

Gjiganti francez është i gatshëm të heq dorë nga ylli brazilian vetëm për këtë kusht

Paris Saint-Germaini i ka vënë kushte Barcelonës, nëse kjo e fundit dëshiron ta rikthejë Neymarin në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti francez i kërkon 80 milionë euro plus kartonin e Ousmane Dembeles për atë të yllit brazilian.

Lajmin e ka bërë të ditur emisioni televiziv sportiv spanjoll “El Chiringuito”.

Neymar është bërë objektiv i gjigantit katalunas qe një kohë.

Barça e kishte shitur atë në vitin 2017 në Paris për 222 milionë euro.

Kampioni aktual spanjoll mund të heq dorë nga Dembele, i cili ka pasur lëndime të shumta në Kataluni.

Por, i nevojitet t’i paguajë edhe 80 milionë euro, nëse dëshiron ta bëjë të vetin ish-futbollistin e Santosit.

the authorGazetaKNN