Rajon & Botë

Psikologët vlerësojnë se Trump ka probleme me shëndetin mendor

Hillary Clinton deklaroi se Trump ishte “përkohësisht i paaftë” për të qenë President, dhe në muajt e fundit shumë njerëz në mbarë botën kanë arritur në të njëjtin përfundim.

Clinton shihet si një kundërshtare politike e Donald Trump, por disa psikologë tani kanë filluar me pyetjet rreth gjendjes së tij shpirtërore.

Deri tani, ishte e paligjshme për psikologët që të vlerësojnë figura publike dhe të flasin me gazetarët në lidhje me gjetjet e tyre.

Por, ky rregull ka ndryshuar tani, dhe ekspertët e shëndetit mendor po flasin hapur në lidhje me shëndetin mendor të Trump.

Në një përpjekje për të paralajmëruar publikun, psikologët kanë botuar diagnozat e tyre për Trump.

John D. Gartner tha se Trump “është tejet i sëmurë mendërisht dhe përkohësisht është i paaftë për të qenë president.”

Ai beson se Trump ka treguar shenja të “narcisizmit malinje”, e cila është përcaktuar si një përzierje e narcisizmit, çrregullimit antisocial të personalitetit, agresionit dhe sadizmit.

Narcisizmi është në fakt një nga diagnozat më të zakonshme për Trump nga psikologët.

“Narcisizmi dëmton aftësinë e tij për të parë realitetin, kështu që është e pamundur që përmes logjikës ta bindni një njeri të tillë “, tha psikologu klinik Dr Julie Futrell për NY Daily News.

Në dhjetor, tre profesorët kryesorë të psikiatrisë i shkruan Barack Obamas, duke shprehur shqetësimin e tyre mbi stabilitetin mendor të Trump.

“Simptomat e shfaqura kanë treguar paqëndrueshmëri mendore, duke përfshirë madhështinë, impulsivitetin si dhe ndjeshmërinë e lartë ndaj kritikave”, kishin shkruar profesorët nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit dhe Universiteti i Kalifornisë në letrën dërguar Obamas, duke i kërkuar atij që të urdhërojë një “vlerësim të plotë mjekësor dhe neuropsikiatrik” për Trump, transmeton KosovaPress.