ShowBiz

Publikohen disa sekuenca të duetit mes Yll Limanit dhe Lumi B

Dy artistët së shpejti sjellin projektin e ri.

Yll Limani dhe Lumi B janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor me titull “Pate”, shkruan lajmi.net.

Ishte Ylli ai i cili ka publikuar një video të shkurtër në Instagram, në të cilin sjell disa sekuenca të kësaj kënge.

Në videon e shkëputur nga xhirimet e klipit, Ylli dhe Lumi shihen të veshur të dy në të bardha, kurse kënga ka premisat e hitit.

“PATE @lumib më shpejt se që mendoni 🧢”, ka shkruar Ylli, teksa fansat e tyre po e presin me padurim këtë duet. 

the authorGazetaKNN