Aktuale

Publikohen pamjet, ja si u deh adoleshentja në shkuma party para skandalit në plazh (Video)

Jetaoshqef.al publikoi sot ngjarjen që habiti qindra pushues tek Gjiri i Lalzit, ku një adoleshente ishte dehur dhe tërhiqej zvarrë nga një i njohuri i saj

Ngjarja ka vijuar më tej, duke bërë që djali të zihej me disa pushues, të cilët tentonin t’i ofronin ndihmën vajzës 16-vjeçare.

Por, si nisi e gjitha kjo?

Një video e publikuar në Youtube tregon mënyrën se si nisi i gjithë skandali. Vajza ka filluar të pijë gjatë një shkuma-party dhe që aty ka filluar të dalë nga kontrolli. Ajo shtrihet në tokë duke “kërcyer”, ndërsa djali që e shoqëron argëtohet pa masë nga lëvizjet e vajzës. Me të është edhe biondja, vajza që e shoqëron kur ajo tërhiqet zvarrë, e cila bën një kërcim qesharak. Por, ky argëtim ka shpërthyer më vonë në dhunë, pasi djali e ka humbur durimin, sic duket në videon e publikuar nga Jetaoshqef.al në lajmet e mëparshme.

the authorSamir Dalipi