ShowBiz

Publikohet dueti i shumëpritur mes Kidës dhe Mozzik

Kida dhe Mozzik kanë publikuar këngën e re.

Dy artistët shumë të dashur për publikun, Kida dhe Mozzik ka kohë që kanë paralajmëruar një këngë të re, shkruan lajmi.net.

Dyshja, pas mesnatës kanë publikuar projektin me titull “PP”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga mban titullin “Paranoia/ Pishmon #PP” dhe për këtë, Mozzik dhe Kida bashkëpunuan me Mixey.

Kjo nuk është hera e parë që Kida dhe Mozzik sjellin duet, ngase dy artistët bashkëpunuan edhe në fillimet e karrierës së tyre.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re me titull “PP”, kënduar nga Kida dhe Mozzik. /Lajmi.net/